Informacion rreth vizave dhe migracionit

Viza për të vizituar Suedinë
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që mbajnë një pasaportë biometrike do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirisht në vendet e Shengenit. Kërkesa për viza nga persona me banim të përhershëm dhe të ligjshëm në Shqipëri trajtohen nga Ambasada e Suedisë në Shkup. 
 
Aplikimi për leje qëndrimi dhe leje pune në Suedi për shtetasit shqiptarë
Në rast se keni pyetje lidhur me migrimin në Suedi ose në rast se dëshironi të aplikoni për leje qëndrimi dhe/ose leje pune, jeni të mirëpritur të kontaktoni Ambasadën e Suedisë në Shkup.

Faqja e internetit: Ambasada e Suedisë në Shkup